14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

I zhdukur prej 8 muajsh/ Merr fund misteri mbi fatin e biznesmenit italian Davide Pecorelli, gjendet i gjallë

Merr fund misteri mbi fatin e biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë.

Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh, rezulton të jetë gjallë.

Mediat italiane raportojnë se pas 8 muajsh kërkime babai i katër fëmijëve është gjetur i gjallë në një anije në brigjet e qytetit të Livornons në Itali.

Ky fakt është bërë i ditur nga gruaja e tij, e cila mësohet se ka folur me 45-vjeçarin në telefon.

Gazeta ‘La Nazione’ shkruan se Pecorelli u gjet dje, i gjallë dhe me shëndet të mirë, në rrethana ende të paqarta, në një gomone të mbytur pranë një ishulli, në bregdetin e Livornos. Pas gjetjes ai kontaktoi me gruan e tij në telefon.

Mësohet se Davide Peccorelli do të paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Peruxhias. Duket si historia e një libri me komplote por në fakt është jeta reale e një biznesmeni 45-vjeçar, shkruajnë mediat italiane.

Nuk kishte asnjë lajm për sipërmarrësin që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai shkoi për biznes në Shqipëri. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...