12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gadishulli Iberik përvëlohet nga zjarret dhe vala e të nxehtit

Gadishulli Iberik po përballet me ditë dramatike për shkak të temperaturave përvëluese dhe zjarreve që kanë përfshirë Portugali dhe Spanjën. Termometrat kanë shënuar deri në 40 gradë Celsius, ndërsa autoritetet vijojnë betejën me flakët në disa rajone.

Në Portugali, mbi 3 mijë zjarrfikës, 1 mijë automjete dhe 26 helikopterë e dronë janë angazhuar në terren për të përballuar situatën. Zjarri më i madh, në veri të vendit pranë kufirit me Spanjën, po kërcënon fshatra dhe zonën e mbrojtur natyrore të Geres. Në qendër të vendit një tjetër vatër shpërtheu me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, kryeqyteti Lisbonë u përball sot me temperatura që iu afruan 40 gradëve, duke detyruar banorët të kërkojnë freski në plazhe e pishina. Por edhe aty, shqetësimi për klimën e tejngrohur ishte i pranishëm.

Situata është e ngjashme edhe në Spanjë, ku zjarrfikësit po luftojnë disa vatra, veçanërisht në rajonin e Avilës, vetëm një orë nga Madridi.

Edhe pse viti 2025 ka regjistruar më shumë zjarre sesa vitet e fundit, autoritetet theksojnë se deri më tani sipërfaqja e djegur është dukshëm më e vogël.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...