15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Identifikohet autori i plagosjes me thikë në Sarandë, policia vihet në kërkim të tij

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me thikë brenda lokalit në Sarandë. 37 vjeçari, E.Sh ka plagosur me thikë 35 vjeçarin Besmir Uka i cili mbërriti në spitalin e Sarandës në mesnatë për t’u mjekuar.

Njoftimi i Plotë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT