6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

ILD pranon marrëveshjen me gjyqtaren Enkeleda Kapedani pasi ajo ka kërkuar ndjesë

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Enekeleda Kapedani ka arritur një marrëveshje me Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, i cili kishte iniciuar ndaj saj një procedim disiplinor për diskreditim të rëndë të figurës së gjyqtarit, pas publikimit të disa materialeve video në rrjetin social Tik Tok.

“ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara, pasi magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj si dhe ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD të mjeteve apo informacionit,” deklaroi Inspektoriati në një komunikim për median.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Në maj 2021, ndërsa mbante detyrën e nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit, Kapedani u vendos në fokus të mediave dhe institucioneve të drejtësisë për shkak të publikimit të videove, ku ajo shfaqet ndër të tjera duke bërë paradë në ambientet e gjykatës nën tingujt e këngës “Mafia” të Don Xhonit. Në video të tjera ajo shfaqet duke filmuar veten teska drejtonte makinën.

Gjyqtarja Kapedani është gjithashtu në proces rivlerësimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku hetimi administrativ ndaj saj është rihapur pas seacës dëgjimore që u mbjat në nëntor 2011, ku magjistratja dha shpjegime për pasurinë e saj dhe atë të personave të lidhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...