20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Rama në Laç përballë Erdoganit: Është më shumë se miku im

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e banesave të reja në Laç, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se me presidentin turk ka një miqësi të ngushtë madje tregoi bisedën që kishte zhvilluar vite më parë me Erdoganin.

Sipas Ramës, Erdogan është një nga ata politikanë dhe miq të Shqipërisë që e mbajnë gjithmonë fjalën e dhënë.

Kryeministri tha se Turqia çoi deri në fund ndihmën e premtuar për Shqipërinë, pavarësisht se dhe vetë u godit nga disa fatkeqësi natyrore.

Edi Rama gjatë fjalës në Laçi përballë presidentit turk Erdogan
:

“Kjo është një ditë e veçantë dhe unë do të flas sa më shkurt pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, dhe kam ndertin ta them mikun tim të çmuar presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj nj episod nga takimi i parë me presidentin Erdogan atë kohë ishte kryeministri i Turqisë.

Unë isha i ndrojtur sepse e njihja nga televizori dhe nuk duket aq i buzëqeshur. Me thën drejtën edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë, dëgjo këtu:

Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk, unë më tha dëshiroj që ti të jesh vëllai im por unë do të them vëlla atëherë kur të bëhesh si kryeministër i vendit tënd të fitosh respektin e popullit tënd.

Unë jam krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan madje një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në një konferencë, tha: A është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan dhe a e keni vërtet mik, i thashë: E kam shumë mik dhe nuk e kam mik. E kam frikë këtë përkëthyesin se nuk e di si më përkëthen fjalët në turqisht, por nuk kam rrugë tjetër duhet ti besoj përkthyesit sepse nuk e mësoj dot turqishten në këtë moshë (qesh).

Kam vite që e bëj këtë detyrë dhe i kam takuar ndër vite liderat e shteteve, është e vërtetë që shpesh herë jam kurioz çështë kjo miqësi e ngushtë me presidentin e Turqisë. Ja erdhi përkëthyesi tjetër, se ai i pari…(qesh)

Priren të shikojnë këtë si një cështje konspiracioni, jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit, etj. Kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë: Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme që të gjesh njerëz që “PO” e kanë “PO dhe “JO” e kanë JO”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...