19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët përballen me akuzat për korrupsion në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur sot seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë SASPAC. Seanca u shty 30 minuta me kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Sipas gazetarit Ervin Leka, Beqaj dhe avokatët e tij kanë kundërshtuar të gjitha akuzat dhe kanë kërkuar një masë më të butë sigurie me garanci pasurore, duke ofruar 5 milionë lekë të reja. Megjithatë, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Beqajn dhe bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollën. Elton Marini dhe Gazmend Haxhia u vendosën në “arrest shtëpie”, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, konsulentë financiarë, u vendosën në “detyrim paraqitjeje”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua mëngjesin e së enjtes. Sipas prokurorisë, gjatë kohës që ishte drejtor i agjencisë shtetërore të programeve strategjike (SASPAC), ai ngriti një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar shuma parash nëpërmjet organizimit të tenderëve fiktivë. Në pranga u vunë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Naikolla.

SPAK ka ngritur disa akuza ndaj Beqajt dhe personave të tjerë, përfshirë korrupsionin, fshehjen ose mosdeklarimin e pasurisë, shkeljen e barazisë në tendera dhe mashtrimin. Beqaj akuzohet se ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuara në vitin 2023, të cilat nuk i janë nënshtruar një procedure të rregullt prokurimi. Fituesi i tenderëve ishte dakordësuar dhe përcaktuar shumë më parë se të realizohej procedura e prokurimit, e cila u krye në mënyrë fiktive për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...