9.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Ilir Meta akuzon qeverinë për bllokimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj bllokimit të punës së komisionit për Reformën Zgjedhore nga deputetët e Rithemelimit dhe grupi Bardhi, duke akuzuar qeverinë për këtë ndërprerje.

Meta ka theksuar se kjo veprimtari e bllokuar është në kundërshtim me parimet demokratike dhe ka nxitur respektimin e parimit të proporcionalitetit, duke përmendur letrën e 47 deputetëve të opozitës që kërkon përfaqësim të tyre në komision.

Kryetari i Partisë së Lirisë ka shtuar se është detyrë e mazhorancës të respektojë parimet demokratike dhe të lejojë vazhdimin e punës së komisionit.

“Është e qartë se punën për komisionin e reformës e bllokon Edi Rama dhe mazhoranca për arsye se rregullorja e Kuvendit e bën të qarrtë parimin e proporcionalitetit si i vetmi parim ku mbështetet përfaqësimi i opozitës. Janë 47 deputetë opozitarë që kanë dorëzuar një dokument kur kërkojnë në mënyrën më legjitime të kenë bashkëkryetarin, jo se ata duan kështu por për shkak të parimit të proporcionalitetit. Është detyrë e mazhorancës të respektojë këtë parim dhe të zhbllokohet puna e komisionit”- tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...