11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ilir Meta: “Fermeri është investitori ynë strategjik – do të marrë subvencione për çdo kokë bagëti dhe çdo njësi prodhimi”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi të gjatë dhe kritik në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë në vend, veçanërisht në zonën e Përmetit. Ai u ndal te situata e vështirë e fermerëve, duke e ironizuar kreun e qeverisë për “Akademinë e Çobanëve” dhe për pyetjet e tij lidhur me pagat në këtë sektor.

“Pyet INSTAT-in të të tregojë kush e përgjysmoi numrin e bagëtive në Përmet dhe në të gjithë Shqipërinë?”, shkruan Meta, duke shtuar se shumë ferma janë shkatërruar dhe blegtorët po largohen, ndërsa baxhot mezi mbijetojnë.

Meta e akuzoi Ramën për shpopullimin e qëllimshëm të zonave rurale, mosrealizimin e projekteve infrastrukturore si rruga Skrapar–Përmet dhe Përmet–Frashër, dhe për dështimin me fondet IPARD që, sipas tij, janë shpërdoruar.

Ai e mbylli postimin me një premtim të fortë për fermerët shqiptarë:

“Me programin tonë ‘Made in Albania’ nuk do të ketë më pragje artificiale përjashtuese për fermerët, por vetëm mbështetje me pagesa direkte dhe ndihmë konkrete. Fermeri është investitori ynë strategjik që pas 11 Majit do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi.”

Meta u shpreh i bindur se më 11 maj, përgjigja e Përmetit, Skraparit dhe Kolonjës do të jetë e qartë, jo vetëm në qarqet e tyre, por edhe në qytetet e mëdha dhe Diasporë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...