Ish-banori i Big Brother Vip 5, Ilir Vrenozi, ka rrëfyer në emisionin “S’e luan topi” takimet e tij me presidentin Ilir Meta, duke treguar se njohja e tyre ka nisur në vitin 2019 në një stadium.
“Edhe në presidencë kam hyrë, më ka ftuar Ilir Meta. Kur kam vajtur për herë të parë, mendoja se do hanim ndonjë drekë jashtë, por më thotë Tedi: ‘hajde në Presidencë’. Kisha turp dhe i thashë: ‘më fal se jam veshur kështu’. Ai më tha: ‘je veshur shumë mirë’. Në 2019 jam takuar në stadium dhe atëherë jemi bërë miq”, tregoi Vrenozi.
I pyetur nëse e ka takuar Metën në burg, ai qeshi dhe u përgjigj: “Nuk lejohet, po me shumë kënaqësi, por më jep të fala nga avokati.”






