9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ina Zhupa: “Nuk tërhiqemi nga kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit ka bërë të qartë se ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për të zgjatur afatin e komisionit hetimor të shëndetësisë. Ajo ka akuzuar për një përpjekje për manipulim dhe intimidim nga ana e pushtetit dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke thënë se ai është përdorur për të dhënë urdhra dhe për të kërcënuar deputetët.

Zhupa ka përmendur se deputetët e opozitës janë kërcënuar dhe përballen me kushte të papranueshme brenda Kuvendit, duke theksuar se disa deputetë janë frikësuar nga kërcënimet e drejtpërdrejta. Ajo ka treguar se ka kërkuar ndihmën e gardës për të siguruar sigurinë e deputetëve të opozitës, pas një incidenti të tensionuar dhe kërcënimesh, si gjatë ashtu edhe pas transmetimit të drejtpërdrejtë të seancës.

“Nuk na kërcënon Edi Rama, jo më Ilir Beqaj,” tha Zhupa, duke theksuar se komisioni hetimor do të vijojë hetimet pavarësisht përpjekjeve për të ndaluar këtë proces.

Çfarë kushtesh i keni krijuar që i duken kushtet e kuvendit çnjerëzor dhe burgu parajsë. Na këcënonte mbylle gojën. Qepe ti! Ta tregoj unë kush je ti? E ne të vijojmë normalisht pasi nuk kemi siguri dhe ju, ju komandon Ilir Beqja.

Unë kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist. E erdhi pasi ishte bërë sherri dhe kërcënuar. Jo vetëm në pjesën live por dhe në pjesën e dytë pas kamerave. Ne do të hetojmë doni apo s’doni ju

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...