8.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Incidenti në selinë blu/ Reagon PD: “Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge, fyerje e pashembullt nga Sali Berisha”

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit ditën e sotme ku Fatjon Dauti, sëbashku me disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë hyrë brenda selisë blu dhe kanë goditur me shkelm dyert e zyrave.

PD e konsideron dhunën si aktin më të shëmtuar që ka ndodhur në 31 vitet e ekzistencës së partisë.

Sipas demokratëve, Sali Berisha po përpiqet që të zëvendësojë institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar.

Reagimi i PD-së:

Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD. Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale. Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij. Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt.

Incidenti është shënuar pasditen e sotme brenda ambienteve të selisë së PD-së. Sipas demokratëve, pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thote PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

0
Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues...

Irani kërcënon: “Hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë objektiv sulmesh”

0
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, teksa ushtria e Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon....

Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet...

0
Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet për një skenar të ri politik Prej kohësh, në qarqet politike...

Berat: Arrestohet 39-vjeçari për abuzim me mbesën 15-vjeçare

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur...

Konfindustria: Ndërhyrja për çmimet e karburanteve e domosdoshme, por e vonuar

0
Konfindustria ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e konsideruar këtë hap...