7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Indrit Doda emërohet në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

Indrit Doda është zyrtarisht drejtuesi i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBB). Emërimi i tij u firmos nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke i besuar një prej posteve më të rëndësishme të sigurisë brenda sistemit penitenciar një oficeri me përvojë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Doda njihet për një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në fushën e sigurisë kombëtare. Ai ka mbajtur më herët detyrën e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit, ku ka qenë i përfshirë në disa prej operacioneve më delikate ndërkombëtare.

Ndër misionet më të spikatura të tij renditet riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet në Siri, për të cilin Doda është dekoruar me medalje trimërie. Në atë kohë, ai mbante funksionin e shefit të operacioneve speciale, duke fituar vlerësime të shumta nga strukturat vendase dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Indrit Doda është gjithashtu diplomuar në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia (SHBA) dhe njihet si njohës i disa gjuhëve të huaja, çka pritet të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në sistemin e drejtësisë.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë të ditur se emërimi i Dodës synon të forcojë kontrollin, transparencën dhe integritetin në sistemin penitenciar, në një kohë kur qeveria ka shpallur prioritet reformimin e sigurisë në burgje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...