35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je…” – çasti para të shtënave në sallën e gjyqit në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë pas shpalljes së vendimit në një proces gjyqësor për pronësinë.

Sipas dëshmive të siguruara nga Ora News, gjithçka nisi në momentin kur Gjon Shkëmbi, një prej palëve në proces, iu drejtua gjyqtarit me fjalët:

“Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je…”

Në këtë çast, gjyqtari Kalaja është përgjigjur me ton të qetë:

“Vazhdo ti, vazhdo.”

Por menjëherë pas kësaj, Elvis Shkëmbi, nipi i Gjonit, ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar drejt magjistratit, duke shkaktuar panik në sallën e gjyqit.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton se dëshmitë e para tregojnë se pas të shtënave ndaj gjyqtarit, Elvis Shkëmbi ka hapur zjarr edhe ndaj palës tjetër në proces, ku janë plagosur Ervis dhe Ragip Kurtaj, baba e bir.

Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, Ervis Kurtaj ka rrëfyer momentet e frikshme:

“Sapo dëgjova krismat, tërhoqa babain tim drejt korridorit për t’u larguar. Personi që qëlloi mbi gjyqtarin, më pas qëlloi edhe drejt nesh. Plumbat na zunë të dyve.”

Ndërkohë, Gjon Shkëmbi ka pohuar se nuk kishte dijeni për atë që do të ndodhte:

“Jam viktimë në këtë rast. Nuk kam vrarë askënd, s’kam asnjë plagë. Elvisi është djali i vëllait tim, kemi një pronë të përbashkët për të cilën ishim në gjyq, por nuk dija asgjë për veprimet e tij.”

Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së ngjarjes, ndërsa gjyqtari Astrit Kalaja ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së magjistratëve në sallat e gjyqit, veçanërisht në proceset me konflikt pronësie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...