5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë në 24 vite nga çmimet e larta të ushqimeve dhe naftës

Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998.

INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2022, krahasuar me Gusht 2022 është 0,6%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 17,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9%, “Shërbimi arsimor” me 1,8%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,9% secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me me 30,0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,0%, “bukë dhe drithëra” me 17,3%, “peshk” dhe “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,1% secili, “mish” me 12,0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,5%, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2022, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 2,1%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7%./MONITOR

BURIMI: INSTAT
BURIMI: INSTAT
BURIMI: INSTAT

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...