10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës” – Begaj kërkesë Moldavisë gjatë vizitës zyrtare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka kërkuar homologes së tij moldave, Maia Sandu, që Moldavia të rishqyrtojë qëndrimin e saj për njohjen e shtetit të Kosovës. Kërkesa u bë gjatë vizitës zyrtare që kreu i shtetit shqiptar po zhvillon në Moldavi.

“Së bashku, si partnerë dhe si miq, punojmë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, si dhe inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”, shkroi Begaj pas takimit me presidenten Sandu.

Sipas Presidentit shqiptar, bisedimet me homologen moldave kanë qenë frytdhënëse dhe janë fokusuar te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, dialogu politik i qëndrueshëm dhe bashkëpunimi konstruktiv në funksion të interesave të përbashkëta dhe të qytetarëve të dy vendeve.

Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në kontekstin aktual të sigurisë, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për stabilitetin dhe paqen në kontinent.
“Në mjedisin sfidues të sigurisë së sotme, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç për stabilitetin dhe paqen. Ne mbështesim plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë”, u shpreh Presidenti i Shqipërisë.

Vizita zyrtare e Begajt në Moldavi vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit politik dhe diplomatik mes dy vendeve, si dhe për koordinimin në proceset integruese evropiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...