22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“Respekt i padiskutueshëm për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës” – Von der Leyen mesazh nga Davosi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian kërkon “respekt të padiskutueshëm për sovranitetin e Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, gjatë një takimi me një delegacion të Kongresit Amerikan në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Në një postim në platformën X, von der Leyen theksoi se kjo çështje ka rëndësi të veçantë për marrëdhëniet transatlantike, duke nënvizuar domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve.

Ajo siguroi gjithashtu se Bashkimi Evropian synon të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët e tjerë strategjikë, në koordinim të plotë me Danimarkën, për të avancuar interesat e përbashkëta të sigurisë.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe mbi tregtinë dhe investimet transatlantike, ku presidentja e Komisionit Evropian vuri në dukje se vendosja e tarifave nuk është në interesin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së.

Po ashtu, von der Leyen bëri të ditur se në fokus të bisedimeve ishin edhe përpjekjet ndërkombëtare për “arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, duke theksuar rëndësinë e koordinimit mes aleatëve në këtë proces.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...