7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

INSTAT: Gjatë 2014-2020 shpenzimet e familjet shqiptareve me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë

Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i papunë janë më të mëdha.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në gjashtë vitet e fundit shpenzimet në familjet pa arsim u rriten më shumë se në kategorinë e familjeve të arsimuara.

Në vitin 2020 një familje me kryefamiljarë pa arsim shpenzoi në muaj mbi 71 mijë lekë me një rritje 23 % nga viti 2014. Në të kundërt, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kishin rritjen më të ulët të shpenzimeve mujore për konsum. Një familje me arsim të lartë shpenzoi gjatë një muaji mesatarisht 116 mijë lekë më 2020 me një rritje 13 % nga viti 2014.

Rritja ishte më evidente edhe në familjet me arsim të mesëm. Një familje nga kjo kategori shpenzoi 87 mijë lekë në muaj në vitin 2020 nga 74,8 mijë lekë në vitin 2014 me një rritje 17% në krahasim me 6 vite më parë.

Por gjithsesi familjet më arsim të lartë kanë kthyeshmëri më të lartë nga puna. Në vitin 2020 ata i kishin shpenzimet mujore 63 për qind më të larta se ato më arsim 8-9 vjeçar. Po ky hendek ka ardhur në ngushtim në raport me vitin 2016, ku shpenzimet familjeve të arsimuara ishin 77.4% më të larta se të familjeve me arsim të ulët.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Për meshkujt me arsim 8-9-vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. Madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019. Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se arsimi i lartë nuk ndihmon shumë për të gjetur punë, sidomos për femrat. Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të tretë 2020, norma e papunësisë te meshkujt me arsim të lartë ishte 11%, ndërsa te femrat kjo përqindje arrin në 13.1%.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri ka lidhje me dy faktorë -Së pari, vendi ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si p.sh. fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar. Së dyti, personat me arsim 8/9-vjeçar janë më pak të angazhuar në tregun e punës, duke pasur një shkallë të lartë inaktivitetit dhe si rrjedhojë ata nuk konsiderohen të papunë./monitor/

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...