16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Integrimi i veriut të Kosovës në “rrezik” pas zbatimit të planit të targave

Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e vendeve partnere, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me vendimin e saj për targat, thonë deputetë të opozitës dhe ish-diplomatë kosovarë.

Këtë mund ta bëjë edhe tash, thonë ata, edhe pse më 1 nëntor ka nisur zbatimi në faza i këtij vendimi.

Vendimi në fjalë parasheh riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës, e që konsiderohen të paligjshme.

Qeveria e Kosovës,e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kërkon që makinat me targa të tilla, që qarkullojnë kryesisht në veriun e banuar me shumicë serbe, të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Qeveria e Serbisë, e cila ushtron ndikim mbi serbët në veri të Kosovës, kundërshton, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Verën e kaluar, çështja ka shkaktuar tensione në veri, për ç’gjë edhe është shtyrë zbatimi i vendimit për disa kohë.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që zbatimi të shtyhet edhe për dhjetë muaj të tjerë, ndonëse kanë theksuar se Kosova ka të drejtë në këtë vendim.

Pavarësisht kësaj kërkese, Qeveria ka nisur zbatimin e planit të saj më 1 nëntor. Faza e para e tij parasheh qortimin e shoferëve me targa të paligjshme, e dyta gjobë dhe e treta targa provuese.

Nga 21 prilli, sipas vendimit të Qeverisë, në qarkullim do të lejohen vetëm makinat me targa RKS.

Të enjten e 3 nëntorit, drejtori rajonal i policisë në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq, u pezullua nga puna, për shkak të, siç u tha, refuzimit për të zbatuar planin e Qeverisë për targat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...