19.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Interi fitore të thellë përballë Fiorentinës, Juve fiton pastër ndaj Empolit

Janë luajtur dje 4 takime të vlefshme për javën e 3-të në Serie A. Bie në sy fitorja e thellë e Interit në shtëpi përballë Fiorentinës me rezultatin 4-0. Zikaltrit triumfuan me golat e Thuram në pjesën e parë, 2 golat e Lautaros në të dytën dhe goli i Calhanoglu nga pika e penalltisë. Ndërkohë mesfushori i kombëtares tonë Kristjan Asllani u fut në fushë në minutën e 78′.

Skuadra e Juventus mori një tre pikësh me vlerë në fushën e Empolit. Golat e Danilos dhe Chiesas i dhanë fitoren bardhezinjve. Etrit Berisha, poriteri i Empolit i priti një penallti Dusan Vlahovic në pjesën e parë megjithatë skuadra e tij doli e mundur nga ky takim.

Në dy sfidat e tjera, Torino-Genoa përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Leçe mposhti pastër 2-0 Salernitanën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT