6.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve të ndërmarra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër vendit të tij.

Në një letër drejtuar OKB-së, Araghchi deklaroi se SHBA-ja dhe Izraeli duhet të “mbajnë plotësisht dhe tërësisht përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre të paligjshme”. Ai shtoi se Irani vepron në vetëmbrojtje legjitime dhe kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt agresioni.

Sipas njoftimit të OKB-së, Këshilli i Sigurimit, ku SHBA-ja ka të drejtën e vetos, do të mblidhet sot në orën 21:00 GMT për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme pas operacionit ushtarak. Takimi zhvillohet në një klimë tensionesh të larta diplomatike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe rikthim në dialog për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...

Televotimi vendos fatin/ Marko dhe Greta përball njeri-tjetrit

0
Në një zhvillim të ri brenda shtëpisë së “Big Brother”, një zarf i zi ka mbërritur ditët e fundit, duke anuluar televotimin e parashikuar...