19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Irani sulmon Izraelin me 200 dronë, ndërsa Presidenti Biden kthehet për konsultime urgjente

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës që kishte paralajmëruar ndaj Izraelit duke lëshuar 200 dronë, në tre sulme të njëpasnjëshme.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu aktivizoi sistemet për mbrojtje ajrore si dhe vuri në gatishmëri të plotë ushtrinë. Teksa dronëve iu desh disa orë që të mbërrinin, shumë prej tyre janë goditur prej sistemit izraelit për mbrojtje ajrore, duke ua pamundësuar pajisjeve ndikimin në tokë. Disa prej raketave që kanë depërtuar në Izrael kanë shkaktuar “dëm të vogël në instalime ushtarake në jug”.

Pas nisjes së sulmit nga Irani, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore deri në orën 7 të mëngjesit.

Shtëpia e Bardhë, thotë se “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do t’i mbështesin që të mbrohen”.

Presidenti Joe Biden ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer dhe u kthye në Uashington për konsultime urgjente në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit.

Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...