11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Isa Rexhepaj prej një jave i vdekur, familjarët: “Nuk na lejojnë ta varrosim, trupi po dekompozohet në kushte të papërshtatshme”

Prokuroria e Sarandës: Kufoma dërguar për autopsi në Tiranë

Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Sarandës dhe familjen e Isa Rexhepajt, i cili u gjet i pajetë para disa ditësh në një depo të vjetër në lagjen nr. 4 të qytetit. Trupi i të ndjerit është mbajtur prej rreth një jave në morg, ndërsa familjarët denoncojnë se nuk po u lejohet varrimi dhe se kufoma po dekompozohet për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Sarandës, më datë 18.07.2025, autoritetet u informuan për gjetjen e kufomës së Isa Rexhepajt në vendin e quajtur Limjon. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe sekuestrimit të sendeve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, trupi u dërgua në morgun e spitalit të Sarandës. Më pas, kufoma u transportua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Familjarët, të tronditur dhe të pafuqishëm, shprehin pakënaqësinë e tyre të thellë për mënyrën se si po trajtohet situata. Ata kërkojnë transparencë nga institucionet dhe trajtim me dinjitet për trupin e të afërmit të tyre, duke vënë në dukje se vonesat dhe kushtet e morgut po ndikojnë keq edhe në gjendjen e tyre emocionale.

Ndërkohë, prokuroria vazhdon hetimet dhe pret rezultate nga ekspertimi mjeko-ligjor për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Isa Rexhepajt. Familjarët kërkojnë përgjigje dhe respekt për dhimbjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...