Pedagogu dhe ish-deputeti, Erion Piciri në fjalën e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha tha se do të goditet qeveria dhe çdo kush që është pengesë për në Evropë.
Ai dha një mesazh për të gjithë të rinjtë, që të mos largohen nga atdheu, por të japin kontributin e tyre këtu në Shqipëri. Askush nuk e kishte menduar tha ai, që pas 30 vitesh, Shqipëria të braktisë Evropën dhe të bashkohet me Serbinë.
“Sot jemi shumë, këta janë njerëz me kurajo, njerëz që godasin partinë shtet, njerëz që kërkojnë lirinë dhe Evropën. Kjo është trashëgimia jonë politike. Pas 30 vitesh nuk e mendonim që Shqipëria do ishte një nga tre vendet më të korruptuara, se do linim Evropën dhe do bashkohemi me Serbinë, se ngjajmë me Afrikën.
Sot na thërret një zë i fortë, një jehonë që vjen nga rilindasit të atyre njerëzve që besuan se do jemi një nga kombet dinjitoze të Evropës.
Ne sot na thërret zëri i atyre njerëzve që luftojnë për bukën. Sot është një ndryshim i qenësishëm, drejt ekselencës.
Unë mendoj se është koha për drejtësi, pas 30 vitesh tranzicion. Është koha që keqbërësit mos mbajnë moral politike. Është koha që shqiptarët të shkojnë drejt Evropës
Një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Ju qe jeni këtu, ata që kanë bërë bagazhet të ikin dhe ata që
Mbi paranë dhe karrierën ekziston atdheu. Do vërtiteni nëpër botë, por atdheu është më i rëndësishmi. Ky është momenti i së vërtetës. Ne do godasim këtë qeveri dhe gjithkush që është një pengesë në rrugën e Evropës”, tha ndër të tjera Piciri.