30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Ish-deputeti Erion Piciri: “Është koha që keqbërësit mos mbajnë moral politike, sot na thërret zëri i atyre njerëzve që luftojnë për bukën”

Pedagogu dhe ish-deputeti, Erion Piciri në fjalën e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha tha se do të goditet   qeveria dhe çdo kush që është pengesë për në Evropë.

Ai dha një mesazh për të gjithë të rinjtë, që të mos largohen nga atdheu, por të japin kontributin e tyre këtu në Shqipëri. Askush nuk e kishte menduar tha ai, që pas 30 vitesh, Shqipëria të braktisë Evropën dhe të bashkohet me Serbinë.

“Sot jemi shumë, këta janë njerëz me kurajo, njerëz që godasin partinë shtet, njerëz që kërkojnë lirinë dhe Evropën. Kjo është trashëgimia jonë politike. Pas 30 vitesh nuk e mendonim që Shqipëria do ishte një nga tre vendet më të korruptuara, se do linim Evropën dhe do bashkohemi me Serbinë, se ngjajmë me Afrikën.

Sot na thërret një zë i fortë, një jehonë që vjen nga rilindasit të atyre njerëzve  që besuan se do jemi një nga kombet dinjitoze të Evropës.

Ne sot na thërret zëri i atyre njerëzve që luftojnë për bukën. Sot është një ndryshim i qenësishëm, drejt ekselencës.

Unë mendoj se është koha për drejtësi, pas 30 vitesh tranzicion. Është koha që keqbërësit mos mbajnë moral politike. Është koha që shqiptarët të shkojnë drejt Evropës

Një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Ju qe jeni këtu, ata që kanë bërë bagazhet të ikin dhe ata që

Mbi paranë dhe karrierën ekziston atdheu. Do vërtiteni nëpër botë, por atdheu është më i rëndësishmi. Ky është momenti i së vërtetës. Ne do godasim këtë qeveri dhe gjithkush që është një pengesë në rrugën e Evropës”, tha ndër të tjera Piciri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...