8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Ish-deputeti Gjokë Jaku shpërthen ndaj socialistëve: Ndaj këtyre injorimi dhe përbuzja janë ilaçi i vetëm më i mirë

ish-deputeti dhe ish-prefekt i Lezhës, ka reaguar për çka i përket zgjedhjeve në Shqipëri. Ai kritikon për propagandimin e bërë nga socialistët, me idenë që kanë dashur të imponojnë një frymë mendimi, ku sipas tyre në këtë vend nuk është vënë dorë.

Jaku, bën një paraqitje të situatës së fushatës elektorale, për të cilën thotë se është duke u bërë nga parulla që përsëriten përditë, të cilat janë pa përmbajtje etike, për mënyrën si duhet të zhvillohen zgjedhjet.

Sipas ish-prefektit banorët e Lezhës e dinë shumë mirë se si janë gjërat, që nga mënyra e funksionimit të strukturave shtetërore deri te shitblerja e votës. Ish-deputeti thekson se si organizohet kjo gjë, duke shantazhuar administratën së bashku me biznesin. Një frymë negative që nuk i shërben aspak zgjedhjeve.

Gjokë Jaku: “Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve, nuk meritojnë as lirinë e tyre” A. Linkoln

Jemi në “pikun” e fushatës për zgjedhjet lokale, përfshirja e qëndrimi ndaj tyre është nevojë e gjithësejcilit, indiferenti apo bojkotuesi s’ka pse ankohet kurrë për mënyrën e qeverisjes, nëse nuk merr as mundimin të shkojë e votojë, këta të fundit janë kategoria që i madhi Konica i përkufizon…”Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë se u vonuam, por na iku”.

Të marrësh pjesë aktive në kohë zgjedhjesh është detyrim kushtetues, moral e atdhetar. Nuk mjafton vetëm Shqiponja në duar për të dashur atdheun, patjetër që duhet përfshirje, kontribut, ashtu siç Ti e gjykon a mundesh.

Jetojmë kohë kur teknologjia e informacionit bën të mundur përfshirjen e kujtdo përmes rrjeteve sociale. Shpesh ndodh që në këtë “pyll të pafund” të ndërhyjnë dhe ata që nuk i njeh e as të njohin fare, anonimatë me adresa fallso gjithfarësh, janë të parët që të kryqëzojnë, fyejnë, akuzojnë, madje të japin dhe leksione.

Ndaj këtyre injorimi dhe përbuzja janë ilaçi i vetëm më i mirë.

Si aktor lokal tash 32 vjet, s’mund të jem indiferent ndaj jetës shoqërore, politike, sociale…shoh përditë si garojnë në “kor” militantët, propagandistët që mohojnë gjithçka ka ndodh më parë, mohojnë njerëzit, kontributet, me ritualin e tyre ” këtu nuk është punuar kurrë më parë”, “e gjetëm vendin të shkretë”, me ne “vetëm përpara, kurrë më mbrapa” etj si këto, të imponojnë të reagosh deomos.

Fushatat zgjedhore janë gjithnjë kohë me dinamikë por të çmosh kësilloj parullash e t’jua përseritësh përditë votuesve, është fyese, është e rrezikshme, më e pakta është cënim i rëndë i paqes sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...