6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Ish-drejtori i bankës arrestohet në Angli, akuzohet për vjedhje të parave të klientit

Një ish-drejtor banke shqiptar është arrestuar në Angli, pas akuzave për vjedhje të shumave të konsiderueshme parash nga llogaritë e një klienti gjatë viteve 2018–2019.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Ekstradimeve në Londër, të cilave iu referua gazetari Muhamed Veliu, 40-vjeçari Florant Nako është ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në kuadër të një kërkese të Interpol Tiranës.

Hetimet zbuluan se më 15 tetor 2018, Nako kishte përvetësuar 4,000 euro nga llogaria e klientit Nikolla Nika në degën e bankës në Kombinat, ku ushtronte detyrën. Ngjarja u pasua nga dy episode të tjera të ngjashme në korrik 2019, ku u vodhën 1,300,000 lekë dhe 550,000 lekë, sërish nga llogaria e të njëjtit klient.

Policia e Tiranës kishte njoftuar në vitin 2020 se operacioni hetimor u finalizua pas katër muajsh ndjekje intensive, menjëherë pas denoncimit të bërë nga vetë banka, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen pak para se çështja të zbulohej plotësisht.

I akuzuari përballet me veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, një krim që parashikon dënim të rëndë sipas Kodit Penal. Ai pritet të dalë para gjykatës britanike më 11 nëntor 2025, ku do të vendoset për procedurën e ekstradimit.

Në një deklaratë zyrtare, banka e përfshirë në ngjarje sqaroi se:

“Që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.”

Arrestimi i Nakos në Britani vjen pas një periudhe të gjatë kërkimi ndërkombëtar, ndërsa autoritetet shqiptare pritet të përfundojnë së shpejti procedurat për kthimin e tij në vend dhe nisjen e procesit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...