14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ish-kryeministri Berisha denoncon rritjen e çmimit të ushqimeve bazë: “Hiqni monopolet, hiqni vjedhjet, tregoni pak shpirt për qytetarët shqiptarë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rritjen e çmimit të ushqimeve bazë duke u shprehur se kjo është një lojë qeveritare.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se kjo situatë vjen pasi qeveria ka monopolizuar tregun. Ai i bën thirrje shtetit që të marrë masa dhe të ndalojë vjedhjet.

“I bëj thirrje INSTAT të konsiderojë bashkëpunimin e tij me institutin e statistikave në Shqipëri, që është kthyer në një instrument të qeverisë. Duhet të marrë fund marrja e pushtetit të parlamentit nga qeveria. Dëgjova zotin Dule të flasë për regjistrimin. Kush mund t’i besojë një regjistrimi nga ky institut. Nuk i beson dot me të dhënat demografike e sociale. Nuk i beson dot në asgjë. Është kthyer defakto në një papagall të Edi Ramës. Kush i beson inflacionit të tyre. Japin shifrën që u jep qeveria. Të ndalet dhënia e inflacionit nga ky institut dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe t’i kalohet Bankës së Shqipërisë. Një inflacion nga 20% deklarohet në 7%. Dhe marrim vesh çmimet nga deputeëtë. Nuk zgjidhet çështja e çmimeve. Çështja e çmimeve ka kompensimin. Po ju kujtoj një moment në vitin 92’. Nxorrëm bukën të cilës iu rrit çmimi 10 herë, por kompensuam 10 fish çmimin për çdo qytetar. Energjia ka çmim të rregulluar, por jo shporta. Ka çmim të kompensuar. Kaq shumë i keni futur duart, keni krijuar këto monopole sa që tani po përpijnë.

Qytetarët e kanë të qartë se rritja e çmimeve është qeveritare, për shkak të monopoleve të krijuara. Nuk shpëtoni dot duke bërë si personazhet e gogolit. Hiqni monopolet, hiqni vjedhjet dhe tregoni pak shpirt për qytetarët shqiptarë. Mos luani me statistikat. Ndaj jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, shkatërrimin që i bëhet Institutit të Statistikave. Kërkoj ndërprerjen e marrëdhënies me agjencisë së mashtrimit qeveritar dhe institutit të statistikave. Do bëjmë të gjitha demarshet tona pranë Parlamentit Europian” – tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...