9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ish-Kryeministri Berisha komenton incidentin në Kuvend: Deputetët e PD ‘Bëjnë Tarzanin’ për të hyrë në zyrat e tyre”

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar situatën duke theksuar se grupi i deputetëve të PD u gjet në një situatë të pamundur dhe u detyruan të bënin veprime të pakëndshme për të hyrë në zyrat e tyre.

Ish-kryeministri theksoi se situata kritike në vend tregon “lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale”.

“Situatën kritike që ndodhet në vend tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Kurrë s’mundet një roje të hyjë në institucion, jo më në zyrën e tij. Deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion, kjo ndodhi sot me Ramën i cili në përpëlitjet e tij përpiqet të mbahet zvarrë në pushtetin e tij të krimit.

Sot për herë të parë në historinë e parlamentit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin, për të hyrë në zyrën e tyre në Parlament, të ngjiten mbi mure, është skenë unike në mediat e huaja, po qarkullon në të katërt anët e botës. Dëshmi e narkoshtetit dhe regjimit të Ramës të bazuar në krim e drogë.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...