10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston 80-vjetorin në arrest shtëpiak

Sali Berisha, ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, feston sot 80-vjetorin e lindjes në një situatë aspak të zakontë, pasi ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar. Kjo masë është vendosur dhe lënë në fuqi nga dy shkallët e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykata e Lartë, me kërkesë të SPAK, në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha përballet me akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndodhet gjithashtu në arrest shtëpiak për të njëjtën çështje, me akuzën shtesë të pastrimit të parave.

Sipas procedurës së Kodit Penal, Berisha nuk mund të pranojë vizita pa lejen e SPAK dhe GJKKO, duke qenë i kufizuar në festimin e kësaj ditëlindjeje.

I lindur më 15 Tetor 1944, në fshatin Viçidol të Tropojës, Berisha fillimisht ishte një kardiolog i njohur, por e la profesionin më 1991 për t’u angazhuar në politikë. Ai ka shërbyer si presidenti i dytë i Shqipërisë nga 1992 deri në 1997 dhe më pas si kryeministër në periudhën 2005–2013. Ndërkohë, drejtimi i tij është i shoqëruar me disa nga ngjarjet më tragjike në historinë e vendit, si rënia e skemave piramidale dhe trazirat e vitit 1997, shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2008 me 26 viktima, dhe 21 Janari 2011, ku katër protestues u vranë nga Garda e Republikës gjatë një proteste në bulevard.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...