12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Ish lojtari kombëtares shqiptare, Lila mbështet Veliajn në Kavajë duke braktisur PD

Ish lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajës, Andi Lila, ka dalë në mbështetje të Erion Veliajt në Kavajë, duke deklatuar largimin e tij nga Sali Berisha. Lila iu bashkua Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar në Kavajë, në prani të Erion Veliaj, kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe ka folur në mbështetje të dy kandidateve të PS, Redjan Krali në Kavajë dhe Edison Memolla në Rrogozhinë.

“Edisoni ka qenë portier me Rrogozhinën, jemi pothuajse moshatarë dhe shpesh herë i bëj edhe ndonjë gol. Qyteti i Rrogozhinës ka një skuadër që quhet Egnatia, nga më të mirat e kampionatit shqiptar, dhe realisht është një nga skuadrat që unë simpatizoj, jo sepse jam nga zona, po sepse e keni ndërtuar me të vërtetë shumë mirë. Ndërsa, për sa i përket Redit, atë e kam shok shkolle, shok të vjetër. Patjetër që një ndër gjërat që Redi më ka premtuar, jo vetëm mua si ish-futbollist i Besës, por edhe të gjithë sportistëve, që stadiumin e Kavajës do ta bëjë të ri dhe për këtë gjë patjetër që do ketë gjithë mbështetjen tonë. Janë dy çuna që janë fjalëpak e punëshumë”- tha Lila.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...