16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ish-ministri i Brendshëm kërkon lirinë, shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin

Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën për liri të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gjyqi është shtyrë.

Sipas avokatit të tij, Maksim Haxhia, gjyqi do të zhvillohet në 24 shkurt 2023. Ish-ministri Saimir Tahiri ka kërkuar llogaritje të kohës së paraburgimit. Ish-ministri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri i dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Seanca e planifikuar gjatë vjeshtës së 2022 u shty, pasi u kërkua zëvendësimi i gjyqtarit Elis Dine me gjyqtarin Elton Frashëri, i cili kërkoi kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes. Më 4 shkurt të 2022 , Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...