6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ish-portieri godet me gurë godinën e Bashkisë Korçë, arrestohet pas transmetimit live në rrjete sociale

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku ish-portieri i njohur i futbollit shqiptar, Kostandin Dramolli, goditi me gurë xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt nga vetë 26-vjeçari në rrjetet sociale, ku dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”, ndërsa godiste me gurë ndërtesën. Sipas tij, veprimi erdhi pas prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

I njohur me nofkën “Çekiçi 14” pas tërheqjes nga futbolli, Dramolli është tashmë pjesë e skenës së muzikës rap. Në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve si Skënderbeu, Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi, duke u shpallur kampion me ekipin U-19 të Skënderbeut.

Policia e Korçës ndërhyri menjëherë dhe arrestoi të riun, ndërsa materialet u referuan në Prokurori.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15 ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.”

Ngjarja ka ndezur debate në rrjetet sociale dhe ka rikthyer në vëmendje tensionet që shoqërojnë aksionet për lirimin e hapësirave publike. Pritet një reagim zyrtar nga Bashkia e Korçës për incidentin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...