10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital, ja çfarë thonë mjekët për gjendjen e tij

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton shtrohet në spital. Sipas mediave amerikane, Clinton është shtruar në spital për një infeksion të shpërndarë në gjak dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për monitorim të vazhdueshëm.

Raportohet se problemet shëndetësore nuk kanë lidhje me Covid-19. Ish-presidenti ka vuajtur më herët nga sëmundjet e zemrës.

Spitali bën me dije përmes një deklarate për media se ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka marrë lëngje dhe antibiotikë. Ai do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e “bluzave të bardha” në një monitorim të vazhdueshëm.

“Pas dy ditësh trajtim, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët.

Mjekët e ish-Presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut.

Clinton do t’i jepen sot antibiotikë intravenozë, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Të gjithë parametrat e tij jetësore janë të qendrushëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...