27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan/ “SHBA partneri ynë strategjik, bashkëpunimi i ngushtë politik dhe ekonomik mbetet prioritet i PD”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur disa nga çështjet që kanë qenë pjesë e diskutimeve gjatë takimit të djeshëm me delegacionin e Kongresit Amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim.

Kreu i PD, shkruan në “Twitter” se për Partinë Demokratike SHBA është një partner strategjik dhe bashkëpunimi i ngushtë ekonomik e politik mbetet prioritet i tyre. Ai ka falënderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë.

Kryedemokrati thotë se ndahu me ta shqetësimet për korrupsionin dhe masakrën zgjedhore në Shqipëri, si dhe lidhjet e politikës me krimin. Po ashtu tema të bisedës ishte edhe rajoni dhe situata në Kosovë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon.

Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...