8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Ishte vendin i vështirë,ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion”, Altin Dumani tregon pse konkurroi

Pas prokurorit Adnan Xholi, para anëtarëve të KLP ka folur kandidati i dytë për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani. Ai u shpreh se ndihet i motivuar për të garuar për këtë funksion, ndërsa shtoi se në fokus do të ketë ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsioni.

Dumani u shpreh ndër të tjera se garancia më e madhe e krijimit të një prokurorie të suksesshme është bilanci që unë kam këto tre vite.

Por cilat ishin arsyet ë e bënë të konkurrojë sërish për këtë pozicion?

“Nuk ishte vendim i lehtë për tu futur në garë, pavarësisht rezultatit që pata, që nuk u shpalla fitues para tre vitesh, unë nuk u dekurajova asnjë ditë, kam punuar më shumë i motivuar. Nëse para tre vitesh të tre garuesit, dilnin nga institucione të ndryshme, dhe përpjekjet tona për të paraqitur para këshillit prova për shtatë kriteret, kishim pak vështirësi… sot vij me një bilanc para këshillit dhe vlerëso se është një bilanc i mirë që krijon premisa që edhe në cilësinë e drejtuesit mund të kem rezultate të mira. Për të qenë i sinqertë, më ka nxitur shumë prokurorët më të cilët punoj, hetuesit, kolektivi, pasi shoh tek ata një vlerësim për punën time dhe si drejtoj si drejtues seksioni, nga gjyqtarë apo prokurorë. Ata më kanë nxitur dhe inkurajuar që të bëhem pjesë e kësaj gare”
, tha ai.

“Ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion, pasi nëse më jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të kem në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin.

Pyetjet e anëtarëve të KLP drejtuar Dumanit:

 Jeni zëvendës drejtues i SPAK, nuk do ju vinte keq që të linit një pjesë të këtyre dosjeve?

SPAK ka në dorë hetimin e disa dosjeve që kanë impakt në jetën e shoqërisë po politikës shqiptare, nëse do zgjidheshe si drejtues, cili do jetë këndvështrimi juaj ndaj tyre?

Dumani: Është e vërtetë që akoma kam shumë dosje në hetim. E kam shprehur dhe e kam shkruar edhe në platformën time, do vazhdoj të ndjek çështjet shumë të rëndësishme të cilat kanë impakt në opinionin publik apo fateve të SPAK. E kam bërë këtë edhe si zëvendës drejtues. Po si e kam bërë? Kam dalë nga shtëpia 06:45 dhe jam kthyer pas orës 19:00. Të shtunat janë punë normale, të dielat janë part-time edhe po nuk dal në zyrë, kam marrë diçka me vete në shtëpi. Unë jam prokuror dhe vazhdoj të ngelem prokuror do zoti deri sa të dalim në pension. Jam shumë i kënaqur që jam prokuror, për më tepër në SPAK që e shoh si mision jo si vend pune.

Për pyetjen e dytë, sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, për shumicën e tyre jam në dijeni sepse kam një dorë vetë atje, jam si pika e kontaktit kur vjen informacioni për çështje të rëndësishme, dhe jam në dijeni.

Çfarë mund të bëjë unë? Sa i takon çështjeve kur janë prokurorie të tjerë, mund t’i nxis, nëse kanë nevojë, mund t’i ndihmojë, nëse ata duan të jem në pjesën e grupit të hetimit, unë lëviz nga mëngjesi në darkë për të plotësuar interesat e prokurorëve.

Emri nuk ka rëndësi, prova! Kjo është ajo që unë kam parim të punës time, prova, emri nuk më bën përshtypje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...