19.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Itali/ 5-vjeçarja bie nga kati i pestë, një kalimtar e kap dhe e shpëton

Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç, për arsye ende të panjohura po ecte në parvazin e një pallati në katin e pestë. Britmat e njerëzve që e kishin pikasur ishin të kota, ajo ra dhe një i ri që po kalonte poshtë arriti ta kapte dhe ta shpëtonte nga vdekja.

Ngjarja ndodhi në një pallat në via Nizza 389, në Torino pak para orës 11.00. Karabinierët dhe punonjësit e shëndetësisë mbërritën në vendngjarje dhe panë vogëlushen, të kthjellët dhe të vetëdijshme, pavarësisht “fluturimit” prej disa kateve.

Alarmi fillimisht është ngritur nga një qiramarrës i pallatit përballë i cili tërhoqi vëmendjen e një kalimtari duke parë vogëlushen në një situatë të rrezikshme.

Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i thoshte vogëlushes të qëndronte pa lëvizur“, thotë Gloria Piçolo, e dashura e Mattia Aguzzi, 37 vjeç, burrit që i shpëtoi jetën.

Vajza e vogël ishte ulur në parvaz. Unë u përpoqa të alarmoja të gjithë në ndërtesë për t’i bërë të ditur se kishte një vajzë të vogël në parvaz, por kur u ktheva, vajza e vogël ishte tashmë poshtë dhe Mattia e kishte kapur. Ai ra në gjunjë. Ajo filloi të qajë dhe në atë moment ne i thamë: Është gjallë”.

Gloria është ende e emocionuar kur flet. “Mattia është një superhero. Ai punon në palestër, punon si nëpunës. Ai është mirë, tani po e vizitojnë”.

Mattia ndoqi skenën nga poshtë derisa vogëlushja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Ai e kapi atë në fluturim, duke e zbutur rënien e saj. Ata të dy janë mirë. Edhe ai u dërgua në spital për analiza, në CTO. Vajza e vogël ndodhej në shtëpi me prindërit e saj në momentin e rënies.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...

Qeveria miraton projektin ‘Porta e Alpeve’ – investim 100 milionë euro për Shkodrën

0
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar një projekt i ri infrastrukturor për qarkun e Shkodrës, i quajtur “Porta e Alpeve”. Lajmi u...

Rriten tensionet në Liban – shkëmbime sulmesh mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite

0
Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit është përshkallëzuar sërish, pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Hezbollahu në orët...

Bisedimet Iran–SHBA në Islamabad nën masa të rrepta sigurie

0
Vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në Islamabad, ku pritet të zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Kryeqyteti pakistanez...