19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Itali/ Avioni i linjës Kaliari-Romë i arnuar me ngjitës, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Një video-denoncim i publikuar në rrjetet sociale nga ish-deputeti sard, Mauro Pili ka zbuluar sesi avioni i linjës Kaliari-Romë është i arnuar me ngjitës në disa pjesë të tij.

Pamjet po bëjnë xhiron e mediave italiane, ndërsa Pini shkruan përkrah videos: “Sot në mëngjes, në orën 7:20, duke u nisur për në Romë nga Kaliari, askush nuk vuri re asgjë për shkak të hipjes nga tuneli. Ata na trajtojnë si një koloni të botës së tretë. Nuk më kishte ndodhur kurrë që avioni të arnohej me ngjitës shirit”.

Ish-presidenti i rajonit të Sardenjës shkruan se e vuri re ngjitësin e vendosur në pjesën e poshtme të kabinës së avionit Airbus të kompanisë Ita Airways, pas mbërritjes në Fiumiçino.

Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kompania Ita Airways duke thënë në një deklaratë për mediat se operon gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet kompetente dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe stafin e saj në bord.

Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të trajtuar përkohësisht një dëmtim të gjetur në një panel. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi, i cili në këto raste parashikon përdorimin e ‘ngjitësit shirit’ metalik për përdorim aeronautik”, specifikohet në reagimin e kompanisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...