17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Itali / Çifti shqiptar i masakruar në valixhe, gjendet shtëpia e dytë ku mendohet se u vranë…

Është një shtëpi e dytë, përveç asaj në rrugën Pantano, që mund të ketë të bëjë me zhdukjen e çiftit të bashkëshortëve Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar, të mbyllur në katër valixhe pranë burgut të Soçilianos në Firenze.

Dhe duket se është pikërisht kështu dhe shtëpia ndodhet në Novoli: këto janë të dhënat e fundit që kanë dalë nga grupi i hetuesve që po merren me zgjidhjen e rastit makabër.Në apartamentin ‘fantazmë’ në Novoli, mund të kenë banuar gjatë qëndrimit në Itali.

Shpëtim dhe Teuta Pasho mund të kenë qëndruar në këtë shtëpi që nga mbërritja e tyre, në vend që të qendronin në rrugën Pantano, në apartamentin e Elonës, ish-partneres së djalit të tyre, Taulantit.

opennews.al

“Çifti ishte në zonën e Novolit – i tha gazetës La Repubblica-, avokati i Elonës.

‘Më 2 nëntor ajo drekoi me partnerin e saj, por vetëm, në shtëpinë e tyre në rrugën Pantano ku jetonin’-shtoi avokati.

Madje ka qenë vetë vajza e çiftit të masakruar, Vitoria Pasho, e cila duke folur për mediat shqiptare, la të kuptohej se ajo kishte një shtëpi tjetër, për të cilën megjithatë nuk mund të jepte informacion.

Banesa në Novoli, nëse konfirmohet, do të luante një rol vendimtar: mund të ishte gjithashtu skena e krimit dhe madje edhe vendi ku ishin fshehur kufomat për tre vjet,- shpjegon La Repubblica,- para se të përfundonin të hedhur në katër valixhe në autostradë.

Vitoria Pasho, e intervistuar nga media shqiptare, riktheu ditët e fundit të prindërve të saj para zhdukjes së tyre, më 2 nëntor 2015.

Shpëtimi dhe Teuta,- tha vajza e tyre-, kishin shkuar në Castelfiorentino në fund të tetorit për të qenë me të dhe motrën e saj Dorina.

Të shtunën më 31 Tetor ata kaluan kohë së bashku, ku në mëngjes bënë një shëtitje rreth sheshit të qytetit.

Të nesërmen çifti u largua dhe ata morën një tren për të arritur në Firence.

“Ne nuk e dimë nëse ata duhej të shkonin në apartamentin ku jetonin – thotë Vittoria – apo te partnerja e vëllait tim”.

Çifti dëshironte të surprizonte djalin e tyre Taulantin i cili do të dilte nga burgu i Solliçiano ditën tjetër.

Nga ky moment mospërputhjet janë të shumta.

Vittoria raporton se prindërit kishin një grindje të ashpër mes tyre pasdite.

Shpëtimi madje i theu telefonin celular Teutës.

Shkaqet e sherrit nuk dihen.

Më vonë ata do të takoheshin me Elonën,- thotë Vittoria-, por ajo nuk mund të specifikojë në cilën pjesë të qytetit.

“Ajo nuk i pa prindërit e saj atë ditë, ose më parë”, replikon avokati i Elonës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...