8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Itali/ Po tentonin t’i iknin karabinierëve , aksidentohen 2 makina, humbin jetën 2 persona plagosen 3 të tjerë, mes tyre dhe shqiptarë

Dy të vdekur dhe tre të plagosur janë pasojat e një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës në Pesaro të Italisë, ku u përfshinë 2 makina.

Viktimat janë Sultan Ramadani, një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, që jetonte në Vado dhe Martina Mazza, një 32-vjeçare italiane. Ndërsa të plagosur mbetën motra e italianes, si dhe dy miq të viktimave, mes të cilëve njëri shqiptar e tjetri italian.

Aksidenti ndodhi teksa makina “BMW”-ja ku udhëtonte shqiptari dhe maqedonasi, të dy 27 vjeç, po tentonin t’i iknin karabinierëve që iu ishin vënë nga pas, me dyshimin se ishin autorë të disa grabitjeve.

Gjatë kohës që largoheshin me shpejtësi përfunduan në korsinë e kundërt, duke i prerë rrugën makinës ku udhëtonte 32-vjeçarja italiane me motrën e saj dhe një mik. Nga përplasja ballore makina e tyre “Fiat 500” u përmbys.

Si vajza ashtu dhe maqedonasi që ndodhej në mjetin tjetër gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Shqiptari mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa motra dhe miku i Martina Mazza, ndodhen nën kujdesin e mjekëve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...