9.5 C
Tiranë
Sunday, January 25, 2026
spot_img

Itali/ Shqiptari arrestohet me 2.5 kg kokainë në Brescia, dozat i fshihte në vezë “Kinder”

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës, pas një operacioni të zhvilluar nga policia në qytetin e Breshias. Autoritetet italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u sekuestruan rreth 2.5 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë, me një vlerë tregu mbi 300 mijë euro nëse do të shitej me pakicë.

Arrestimi u krye pak pasi shqiptari kishte furnizuar një klient në rrugë. Hetimet zbuluan se 35-vjeçari kishte përdorur një metodë të pazakontë për shpërndarjen e dozave, duke i fshehur ato brenda enëve plastike të vezëve “Kinder Surprise”, me ngjyrë të verdhë dhe kapak.

Sipas mediave italiane, oficerët e policisë, të udhëhequr nga zëvendëskomisioneri Carlo Pinto, kishin kohë që po ndiqnin pistën e tij, pas informacioneve konfidenciale se shqiptari kishte ngritur një aktivitet fitimprurës të shitjes së kokainës në qytet. Edhe pse rezultonte i papunë dhe me një precedent të lehtë penal jo të lidhur me drogën, ai udhëtonte me automjetin e tij për të shpërndarë doza te klientët.

Fillimisht, policia arrestoi një blerës në flagrancë, çka çoi më pas në identifikimin dhe kapjen e furnizuesit shqiptar në një pikë karburanti aty pranë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe 6 gramë kokainë të ndara në 15 doza, sërish të fshehura në mbështjellëse të tipit “Kinder”.

Hetimi u thellua edhe më tej me kontrollin e banesës ku jetonte i vetëm, e cila, sipas policisë, funksiononte si një qendër përgatitjeje dhe shpërndarjeje droge. Në banesë u gjetën peshore precize, pako të shumta me kokainë, materiale paketimi, prerëse, katër telefona celularë dhe një çantë me para cash.

Në total, në banesë u sekuestruan 75 doza kokainë gati për shitje, me peshë rreth 40 gramë, si dhe gjashtë pako të tjera me mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura. Gjithashtu, u gjetën edhe rreth 3 mijë euro, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

35-vjeçari u arrestua të mërkurën në mëngjes me urdhër të Prokurorisë, nën drejtimin e prokurorit Rosario Lioniello, dhe u dërgua në burgun e Montacuto-s. Ai pritet të dalë para gjyqtarit hetues për seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ndërsa do të përfaqësohet nga avokatja Antonella Devoli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lapaj thirrje për protestë më 31 janar: “Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz...

0
Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, ora 18:00, përpara...

DJ Gimbo hyn zyrtarisht në Big Brother, në garë për Çmimin e Madh

0
DJ Gimbo është zyrtarisht një nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother, duke u bërë pjesë e garës për Çmimin e Madh. Lajmi...

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar shqiptar në Belgjikë, autorët në kërkim

0
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti të rëndë me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel,...

Tre punonjës policie në Orikum arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

0
Tre punonjës të Stacionit të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit. Burime zyrtare...

Gjykata zvicerane liron bashkëpronarët e lokalit të tragjedisë në Crans Montana

0
Një gjykatë në kantonin e Valais ka urdhëruar lirimin e Jacques Moretti, bashkëpronar i lokalit Le Constellation, ku natën e Vitit të Ri humbën...