20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Korçë/ Goditet bixhozi i paligjshëm dhe droga në një lokal në Bulgarec, në pranga pronari

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion të gjerë kundër lojërave të fatit të paligjshme dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar pronarin e një lokali në fshatin Bulgarec.

Në pranga ka rënë shtetasi A. R., 57 vjeç, i cili sipas policisë organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë brenda ambientit të lokalit të tij. Gjatë kontrollit, uniformat blu konstatuan se lokali ishte përshtatur posaçërisht për zhvillimin e bixhozit të paligjshëm dhe përdorimin e drogës.

Nga kontrollet në ambientet e lokalit u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e telefonit celular të 57-vjeçarit u zbuluan faqe aktive për baste sportive online.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, disa persona të pranishëm në lokal tentuan të fshihnin provat. Për këtë arsye, ka nisur procedimi penal për veprën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj shtetasve R. K., F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë dhe H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Po ashtu, procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ka nisur ndaj 14 shtetasve të tjerë, të cilët, megjithëse kishin dijeni për veprimtarinë e paligjshme, nuk e kishin denoncuar atë në polici.

Në ambientet e lokalit ndodhej edhe një punonjës policie, shtetasi D. L., me detyrë pranë PKK Kapshticë, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës”. Paralelisht, ndaj tij ka filluar edhe hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu shuma monetare në lekë dhe valuta të huaja, një automjet, 8 aparate celularë, si dhe letra bixhozi dhe çipsa që përdoreshin për lojërat e fatit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...