12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Italia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar ndaj yllit brazilian pas përdhunimit të vajzës shqipëtare! Ç’do ndodhë me ish-futbollistin

Hetuesit kërkuan ekstradimit e yllit të futbollist, i cili është dënuar me 9 vite burg nën akuzën se ka përdhunuar në grup një vajzë shqiptare, së bashku me disa miq të tij.

Ai u dënua nga drejtësia Italiane me 9 vite burg në muajin janar të këtij viti. Ish-futbollisti akuzohet se përdhunoi shqiptaren në janar të vitit 2013, periudhë kur luante për AC Milan.

Avokati i shqiptares së përdhunuar, Jacopo Gnocchi, tha për AFP se nuk kishte asnjë ndryshim për klienten e tij nëse Robinho e vuan dënimin në Itali apo Brazil.

Sipas mediave vendase, kushtetuta e Brazilit ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj, ndaj urdhër-arresti ndërkombëtar nënkupton se 38-vjeçari rrezikon të arrestohet nëse udhëton në një shtet tjetër, që ka marrëveshje ekstradimi me Italinë.

Braziliani akuzohet se së bashku me 5 burra të tjerë përdhunuan e shqiptare, e cila po festonte 23-vjetorin e lindjes në një klub nate në Milano.

Robinho ka mohuar akuzat dhe është shprehur se vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me të dhe 5 miqtë e tij.

Por, përgjigjimi i disa telefonatave nxorri zbuluar Robinho, i cili mësohet se është shprehur: “Më vjen për të qeshur, gruaja ishte e dehur dhe as nuk e di çfarë ka ndodhur”.

Robinho tha për median braziliane UOL se fjalët e tij ishin përkthyer keq dhe se pendesa e tij e vetme ishte që tradhtoi bashkëshorten, me të cilën u martua në 2009-ën.

“Më vjen keq që tradhtova gruan time. Ky është pendimi im”, tha ai gjatë intervistës.

Robinho e filloi karrierën e tij në Santos në 2002 dhe iu bashkua Real Madridit në 2005. Më pas, luajti për Manchester City nga 2008 deri në 2010 dhe për AC Milan për katër vjet deri në 2014.

Në tetor të vitit 2020, Robinho do të transferohej tek klubi i tij i pare, Santos, por u detyra të heq dorë mes presionit të sponsorve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...