Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto. Sipas mediave italiane, krimi ndodhi brenda banesës së çiftit, të cilët ishin martuar më pak se një vit.
Burri dyshohet se e goditi gruan me thikë dhe më pas tentoi të japë fund jetës së tij. Ai u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Hetuesit italianë po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mes çiftit kishte pasur konflikte të vazhdueshme.






