11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Italinë jugore e përfshin vala “Deve”: Temperatura mbi 43°C, 6 viktima deri tani

Një valë e fuqishme të nxehti, e pagëzuar me emrin “Deve”, ka përfshirë Italinë jugore gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar rritje ekstreme të temperaturave dhe pasoja tragjike për jetën njerëzore. Deri tani janë konfirmuar gjashtë viktima si pasojë e goditjeve të nxehtësisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar dy vdekje të reja – një burrë 60-vjeçar dhe një tjetër 81-vjeçar – të cilët kanë ndërruar jetë nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh.

Vala e të nxehtit ka qenë vdekjeprurëse edhe në ditët e mëparshme. Një turist austriak 19-vjeçar, dy burra të moshës 66 dhe 71 vjeç, si dhe një grua italiane 60-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme që në disa rajone kanë kaluar kufirin e 43 gradë Celsius.

Mjekët pohojnë se të gjitha rastet e vdekjes janë të lidhura drejtpërdrejt me ndikimin e valës së të nxehtit, veçanërisht te personat me probleme shëndetësore ose ata të ekspozuar për një kohë të gjatë në diell.

Meteorologët kanë bërë të ditur se vala pritet të fillojë të tërhiqet nga mbrëmja e së enjtes, por paralajmërojnë se në shumë zona të jugut temperaturat do të mbeten mbi mesataren sezonale.

Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë të monitorojnë nga afër situatën, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin daljet në orët e pikut, të qëndrojnë të hidratuar dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse ndiejnë simptoma të lodhjes apo goditjes nga nxehtësia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...