19.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Iu vendos tritol natën e mbrëmshme në biznes, pronari i servisit “Se kena prit, se skemi probleme me kërrkënd, nuk kam fare dyshime”

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në zonën ishull Shëngjin, ku objektiv ishte një servis në pronësi të shtetasit Klaudio Mëhilli.

Ai është shprehur se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, dhe ka trembur të gjithë familjen, që ishte në gjumë në momentin e ngjarjes.

Banesa ndodhet në katin e dytë të godinës, ku gjendet edhe servisi, ndërkohë që Mëhilli deklaron se nuk ka probleme me askënd, dhe pret që drejtësia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të identifikojë autorët.

“Nga ora 12 e gjys jena tremb edhe kaq, ndodheshim në shtëpi duke fjetur, jemi çuar të gjithë si familje. Se kena prit, se skemi probleme me kërrkënd, nuk kam fare dyshime. Fare. Është tremb vajza fort, fëmijë i vogël, normal. Kërkoj të zgjidhet gjithçka, ta di të paktën se prej kujt më ka ardhur”, është shprehur Mëhilli.

Siç shihet dhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërkohë që ende nuk dihet sasia e tritolit që është vendosur në objekt.

Policia nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së lëndës plasëse për shkak të konkurencës.

Hetimet janë duke vijuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...