17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ivi Kaso në protestë: “Qeveria është kthyer në hallin më të madh të shqiptarëve, Balluku duhet të largohet menjëherë”

Deputeti demokrat i Korçës, Ivi Kaso, mbajti sot fjalën e tij në foltoren e radhës të PD-së para Kryeministrisë, ku akuzoi ashpër qeverinë “Rama” dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të zv.kryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK dhe pezullimit nga GJKKO.

Kaso solli shembuj nga vendet e Bashkimit Europian, duke theksuar se ministrat e përfshirë në hetime për korrupsion dorëhiqen ose shkarkohen menjëherë, ndërsa nënvizoi se Komisioni i Venecias është i qartë: askush nuk është mbi ligjin kur bëhet fjalë për korrupsion.

Ai e nisi fjalën me një referencë historike:
“Presidenti Reagan, në 1981, tha se qeveria nuk është zgjidhja, por problemi. Në një vend ku ligji funksionon. Edhe tek ne sot qeverisja është kthyer në hallin më të madh të shqiptarëve,” deklaroi Kaso.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka krijuar një “bandë kaçakësh të veshur mirë”, që, sipas tij, ndjekin urdhrat e “kryekaçakut”, për të vjedhur çdo gjë, për t’i përzënë shqiptarët dhe për të nëpërkëmbur çdo zë kritik.

Kaso solli radhazi raste europiane ku drejtësia ka vepruar pa hezitim:
• Rumani: pezullimi i tre ministrave për korrupsion
• Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë: ministrat e shkarkuar pas hetimeve
• Bosnja: arrestimi i ish-kryeministrit

“Në Europë nuk ndodh që një ministër i pandehur të merret në mbrojtje. Ose jep dorëheqje, ose shkarkohet,” theksoi ai.

Duke iu rikthyer situatës në Shqipëri, Kaso akuzoi kryeministrin Rama se me refuzimin për të shkarkuar Ballukun “po mbron vetëm veten”, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për të gjithë të hetuarit e tjerë.

Ai shtoi se Rama e di se pas çdo hetimi të madh korruptiv “do të kërkohet edhe koka e tij”, duke përmendur skandalet e Qukës–Qafë Plloçës dhe aferën e pronave në Gjipë.

Në mbyllje, Kaso u bëri thirrje demokratëve të mos dekurajohen:
“Do të dalim në këtë foltore për të drejtën e fjalës, siç nuk u dekurajuam për 46 javë radhazi në Bashkinë e Tiranës.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...