12.5 C
Tiranë
Friday, December 12, 2025
spot_img

Berisha në Foltore: “Aferat e Ballukut zhveshën lakuriq kryehajdutin e kombit, Edi Ramën”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot fjalën në Foltoren e radhës të demokratëve përpara Kryeministrisë, ku akuzoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “hajdutin më të madh të kombit”. Sipas tij, aferat korruptive të zv.kryeministres Belinda Balluku – tashmë e pandehur nga SPAK – kanë ekspozuar drejtpërdrejt edhe përgjegjësinë e kryeministrit.

Berisha e quajti sheshin ku zhvillohet protesta “Sheshi i Lirisë”, vendin ku, sipas tij, qytetarët po ngrihen për t’i dhënë fund “një bande të zhytur në krim dhe vjedhje të paimagjinueshme”.

“Ne kemi njohur pushtime, por kurrë nuk kemi shkuar 100 vite prapa brenda 10 viteve, siç ka ndodhur sot,” deklaroi Berisha, duke akuzuar qeverinë për varfërim të shpejtë, shpopullim dhe grabitje masive të pasurisë publike.

Ai u ndal tek skandali i Ballukut, të cilin e cilësoi “krizën më të paimagjinueshme në historinë e shtetit shqiptar”.

“Sipas dokumenteve zyrtare, janë vjedhur 50 milionë euro. Vetëm kjo mjaftoi që Edi Rama t’u deklaronte shqiptarëve se hajduti është vetë ai dhe se drejtësisë i tregon bërrylin,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati tha se në çdo vend demokratik, një kryeministër në një situatë të tillë “do të largohej menjëherë”, por sipas tij Rama po e mbron Ballukun sepse “paratë i kanë ndarë bashkë”.

“Në përçartjen e tij, Rama thotë se po mbron ministren, jo veten. Të dy jeni hajdutë,” deklaroi ai, duke theksuar se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut “fakton se kryehajduti i vërtetë është Rama”.

Berisha mbylli fjalën duke theksuar se protesta do të vazhdojë deri në fund, për t’i dhënë vendit, sipas tij, “një qeveri që respekton ligjin dhe qytetarët”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bashkia Vlorë nis pastrimin e kanalit të Naunkes për të parandaluar përmbytjet, Mersini: “Po...

0
Pas kërkesave të shumta të banorëve për pastrimin e kanalit të Naunkes, i cili prej vitesh paraqet probleme për shkak të ndotjes dhe përmbytjeve,...

Kuvendi miraton Projektbuxhetin 2026 dhe ligjet e “Paqes Fiskale” pas një seance maratonë deri...

0
Kuvendi i Shqipërisë vijoi deri pas orës 01:30 diskutimet maratonë mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026, duke shqyrtuar nen për nen shpenzimet dhe...

Plani i ri i paqes: SHBA propozon ‘zonë të lirë ekonomike’ në Donbas –...

0
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një zgjidhje të re për pjesë të rajonit lindor të Ukrainës që ende kontrollohen nga Kievi, duke sugjeruar krijimin...

Sasa Hoda rrëfen në BBVK: “Ai më manipuloi për 10 vite, më bindi se...

0
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më të forta personale brenda shtëpisë, duke treguar për një lidhje...

“Trump i ngopur me takime: Nuk dua më fjalë, dua veprim” — Shtëpia e...

0
Presidenti amerikan Donald Trump nuk dëshiron që situata mes Ukrainës dhe Rusisë të vazhdojë të trajtohet vetëm me bisedime të pafundme, por kërkon hapa...