7.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Ja cilat janë 3 gabimet më të mëdha të bukurisë që të rrisin moshën gjatë verës

Përjashto 16-20-vjeçaret, shumë vajza dhe gra sot, përpiqen të duken më të reja në moshë. Natyrisht, askush nuk mund t’i numërojë kremrat apo trajtimet e lëkurës për ta bërë lëkurën të duket më e re dhe më e freskët, por ndërsa je duke ndjekur rutinën tënde të bukurisë, përqëndrohu për pak tek ato gabimet që bën gjatë kësaj periudhe të nxehtë, sepse vera ka sekrete të ndryshme bukurie. Mund t’ia rritësh moshën vetes edhe nëse i aplikon të gjithë kremrat antirrudhë, antimoshë etj. Ja cilat janë 3 gabimet më të mëdha të bukurisë që të rrisin moshën gjatë kësaj periudhe.

Vendos shumë krem pudër: Duke vendosur shumë krem pudër apo shumë rouge në mollëza, është e sigurt që i rrit më shumë moshën vetes. Kremi pudër theksohet më tepër në linjat e fytyrës dhe në shenjat e moshës që kanë filluar të duken, kështu që të shton edhe më shumë nga vitet që ke. Duke e shmangur këtë, më mirë vendos një makeup më të lehtë aty ku të duken rrudhat në vend që të përdorësh një krem pudër. Por ashtu mos harro që para kremit pudër, fytyra duhet të jetë e përgatitur. Nëse je e djersitur apo e ke fytyrën me yndyrë, atëherë do të dukesh edhe më keq.

Nuk e përdor shpesh kremin hidratant: është shumë nxehtë dhe kjo është e qartë, ndaj hidratimi i fytyrës është mjaft i dodmosdoshëm në këtë periudhë. Për më tepër që një fyrtyrë e hidratuar është edhe më e shëndetshme dhe duket shumë më e re. Për fat të keq, rrezet e diellit në verë mund të shkaktojnë humbje të yndyrës natyrale që ka fytyra duke shkaktuar tharje dhe irritim. Lëkura e thatë e bën fytyrën të tregojë pa problem edhe rrudhat dhe shenjat më të imta të moshës. Kjo do të thotë që është shumë e rëndësishme për ta mbajtur fytyrën të hidratuar gjatë gjithë verës. Për këtë duhet të pish shumë ujë dhe mos harro asnjëherë përdorimin e hidratantit çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Po ashtu, është shumë i rëndësishëm edhe esfolianti, sepse heq qelizat e vdekura dhe lëkurën e thatë që e bën fytyrën të duket më e madhe.

Nuk përdor krem dielli. Një ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuon maksimalisht në krijimin e rrudhave është ekspozimi në diell. Mund të mendosh se është problem i gjatë dhe nuk ke pse shqeqësohesh për këtë tani, por rrezet e diellit janë kryesore në plakjen e fytyrës që i shkaktojnë problemet dalëngadalë.

Ky është edhe numri më i madh i rasteve të plakjes së lëkurës. Ndaj është shumë e rëndësishme të përdorësh kremin e diellit çdo ditë, jo vetëm kur shkon në pishinë apo në plazh. Mos harro të përdorësh krem me SPF edhe në duar dhe në qafë gjithashtu, sepse janë zona që tregojnë po ashtu shenjat e moshës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...