Ja emrat e 7 prej personave të arrestuar për skemën e mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar. Hetimet janë kryer nga krimi ekonomik, duke zbardhur dhe skemën sesi keto persona nëpërmjet faturave fiktive i kamë shkakruar shtetit 3 mln euro dëme.
1. Besim Rreshit Ruçi i datelindjes 30.06.1968
2.Anxhelo Besim Ruçi i datelindjes 20.07.1997
3.Bledar Vasfi Gupe i datelindjes 13.02 1989
4.Amarildo Xhuvan Hasrama i datelindjes 11.06.1990
5. Xhersi Riza Sulaj dtl 01.11.1998
6.Nelit Novruz Mihola dtl 23.04.1988
7. Ajet Xhevdet Aluku dtl 25.11.1982
Kompanitë dhe pronarët e tyre që kanë lëshuar fatura fiktive
NO.EL. CONSTRUCSION – Massimiliano Carli
GS CONTRUCTION – Erigers Muça
F A M CONSTRUCTION – MAURO GUADAGNOLI
TIRANA UNIVERSAL CONSTRUCTION – Saimir Sulaj
GLOB CONSTRUCTION – Vjollca Lame
Fredi 2021 – Alfred Dumi
XHERSI 2021 – Xhersi Sulaj
ALUKU GRUP – Roada Ujka
JOAM – Ajet Aluku
MIHOLA – Nelit Mihola
E.L 2020 Construction – Gëzim Jonuzaj
Xh Hasrama – Amarildo Hasrama
PRIAM 2 – Besim Ruçi
Njoftimi i Prokurorisë:
Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.
Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.
Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.
Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.