10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Jack Grealish drejt largimit nga Manchester City, Newcastle ofron huazim me detyrim blerjeje 80 milionë euro

Pas një sezoni të vështirë ku Jack Grealish u ul në stol dhe nuk arriti të siguronte vendin në formacionin bazë të Manchester City, trajneri Pep Guardiola po përgatit një riformatim të ekipit për sezonin e ri, duke përfshirë largime dhe përforcime të bujshme.

Një nga largimet më të pritura është pikërisht ai i mesfushorit anglez 29-vjeçar, për të cilin klubi kishte shpenzuar 100 milionë paundë. Grealish nuk konsiderohet më pjesë e projektit të “Qytetarëve” dhe për këtë arsye po kërkohet një destinacion i ri për të.

Interesi më i madh vjen nga Newcastle United, klubi që këtë sezon triumfoi në Carabao Cup dhe përgatitet për të debutuar në Champions League. “Qymyrxhinjtë” kanë bërë një ofertë konkrete për huazimin e Grealish me detyrim blerjeje në vlerën e 80 milionë eurove, duke sinjalizuar ambiciet e tyre për të qenë në garë për titullin në Premier League.

Bisedimet mes klubeve janë në fazë përparimi dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet shumë shpejt. Nga ana e tij, Grealish duket i gatshëm të pranojë këtë sfidë të re dhe e konsideron Newcastle si mundësinë ideale për të rilindur në Premier League dhe për të rikthyer formën e tij më të mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...